Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Guardiola me versionin 2.0

Guardiola me versionin 2.0


Shkruan: Aleksandar Holiga

22 October, 2014 @15:49

Kushdo që e ka shikuar ndeshjen e Bayern Munchenit mbrëmë ndaj Romës dhe shkatërrimin e bavarezëve që ia bëri romakëve - ka mundur të thotë formacionin e shtruar në fushë, ndryshe. 

Po, dhe do ta kishte të saktë. 

FORMACIONET

As faqet e specializuara për futboll nuk kanë arritur të gjejnë njëzëri formacionin e shtruar nga katalonasi Guardiola mbrëmë. 

Vështirë mund të gjinden dy-tre gazeta/media që kanë botuar formacionin e njejtë sot, që e luajti Bayerni mbrëmë. 

Kicker shkroi 3-2-4-1, WhoScored 3-5-2, Soccerway 3-4-3, kishte edhe 3-4-2-1, por edhe 3-3-3-1. 

Çka është me rëndësi është se asnjëri nuk e kishte gabim! Pasi që të gjitha mund të jenë të sakta. 

Kjo sepse Guardiola prezentoi mbrëmë formacionin - Ameba - siç shkroi një tifoz në Twitter, apo një tjetër e përshkroi formacionin si 1-1-1-1-1-1-1-1-1-1. 

SHPJEGIMET

 

Michael Cox, analisti më i respektuar në Angli që shkruan për The Guardian e ka përshkruar formacionin e Guardiolës në ndeshje ndaj Romës kështu: “Bayern është duke u kënaqur me formacionin e papërshkrueshëm.” 

Ndërsa James Horncastle i ESPN e ka quajtur formacionin e Bayernit: “Kaos i organizuar.” 

Pep Guardiola i ka tejkaluar të gjitha formacionet që i ka parë bota e futbollit deri më tani. Mund të thuhet se kanë qenë tre në vijën e fundit, natyrisht të dyshimtë edhe ata. Xabi Alonso kthehej në mbrojtje, ndonjëherë ishte libero. David Alaba pandërprerë dilte përpara, udhëheqte lojën, luante krahun, por edhe sulmuesin. Mehdi Benatia dhe Jerome Boateng pandërprerë pasonin. Arjen Robben, thellë në krahun e djathtë, shumë më thellë sesa krahu tjetër, Juan Bernat. Philipp Lahm mbulonte hapësirën e tij në mbrojtje, por edhe atë për Robbenin, duke luajtur në dy pozita njëkohësisht. Mario Gotze, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller, pandërprerë ndërronin vendet në fushë duke kërkuar vrimat në mbrojtje të kundërshtarit. 

VLERËSIMET

 

Ky ishte kaosi i organizuar i Bayernit, për të cilën Roma e Rudi Garcias, nuk kishte se si të gjente përgjigje, pasi që thjeshtë - ata nuk kishin formë, ishin amebë. 

Kjo ndoshta është edhe arsyeja kryesore pse Bayern e ka sjellur Pep Guardiolën në krye të ekipit. Ekipi bavarez ka gjithçka dhe ka fituar gjithçka, por jo edhe një mirënjohje për të cilën fliste dikur Johan Cruyff. 

“Medalja më e vlefshme është kur t’ju flasin adhuruesit dhe njohësit e futbollit për stilin e lojës që e luani, pa marrë parasysh a fitoni apo jo tituj,” kishte thënë njëherë legjenda holandeze, që humbi dy finale të Botërorit dikur me Tulipanët. 

Pep Guardiola është i vetmi që e ka thyer përgjysmë lojën fizike të tipit të Rafa Benitezit dhe atë të shahut, siç e do Jose Mourinho. Mosnjohësit e futbollit janë të vetmit që do të mund të ndalojnë atë që ia nisi Guardiola me Barcelonën dhe tani që po e sjell versionin 2.0 me Bayernin. 

Ky duket të jetë viti i parë i rrezikut, futbollit sulmues, aftësisë teknike të lojtarit, universalitetit në fushë, futbollit total, apo versionit 2.0 me formacionin - ameba! 


MEDIA

Transferet më të rëndësishme në Angli

Premier League

Transferet më të rëndësishme në Angli

22/10/14 @ 14:31

FITORET E THELLA

Shpëtoi rekordi i Liverpoolit

Champions League

Shpëtoi rekordi i Liverpoolit

22/10/14 @ 08:56

GRUPI H

Quaresma sjell fitoren, Shakhtari brazilan 7-0

Champions League

Quaresma sjell fitoren, Shakhtari brazilan 7-0

21/10/14 @ 23:02

GRUPI G

Makineria e Chelseat dhe fitorja e parë e Schalkes

Champions League

Makineria e Chelseat dhe fitorja e parë e Schalkes

21/10/14 @ 22:50

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League