MEDIA

Transferet më të rëndësishme në Angli
22 October, 2014 @14:31
Në një anketë të bërë nga e përditshmja The Sun, Alexis Sanchez, që erdhi në Arsenal nga Barcelona, është zgjedhur si transferi më i mirë i afatit kalimtar të fundit në Premier League.
Kiliani këmbëshpejtë Sanchez erdhi për 30 milionë funta nga ekipi katalonas te Arsenali dhe ka marrë më së shumti vota nga lexuesit e The Sun, për tu shpallur transferi më i rëndësishëm i stinorit.
Në këtë votim, janë shikuar paraqitjet e lojtarit, vlera e paguar për të dhe kontributi i tij në ekip, si pikat kryesore.
Pas Sanchezit, në vend të dytë është renditur Diafra Sakho, që erdhi nga Metz te West Ham United për 3.5 milionë funta, derisa në vendin e tretë është serbi Dusan Tadic, që u pagua 10 milionë funta për të ardhur nga Twente në Southampton.
TOP TRANSFERET NË PREMIER LEAGUE (THE SUN):
1 | Alexis Sanchez | Nga Barcelona te Arsenal | 30 mln funta | |
2 | Diafra Sakho | Nga Metz te West Ham United | 3.5 mln funta | |
3 | Dusan Tadic | Nga Twente te Southampton | 10 mln funta | |
4 | Angel Di Maria | Nga Real Madrid te Manchester United | 57.9 mln funta | |
5 | Diego Costa | Nga Atletico Madrid te Chelsea | 32.5 mln funta | |
6 | Francesc Fabregas | Nga Barcelona te Chelsea | 30 mln funta | |
7 | Graziano Pelle | Nga Feyenoord te Southampton | 8 mln funta | |
8 | Daley Blind | Nga Ajax te Manchester United | 14 mln funta | |
9 | Frank Lampard | Nga Chelsea te Manchester City | Lojtar i lirë |