Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

S'KA ARENË KOMBËTARE

FSHF përcakton stadiumin për Shqipëri-Moldavi

Pamje nga ndeshja e parë e zhvilluar në Elbasan Arena, Shqipëria-Danimarka/ TOPSPORTI/ Arkiv

FSHF përcakton stadiumin për Shqipëri-Moldavi


2 May, 2019 @23:26

Pasi që punimet në Arenën Kombëtare nuk po duket se do të përfundojnë deri në afatin e paraparë, një zakon tashmë i njohur ky në Shqipëri, FSHF sot ka dërguar emrin e stadiumit për përballjen e tretë të kuqezinjëve në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Kështu, faqja zyrtare e UEFA-së ka shkruar se përballja e radhës për Shqipërinë në kualifikime do të luhet në Elbasan Arena të Elbasanit, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e dytë e kuqezinjëve në këtë cikël kualifikues si vendas.

Shiko: ORARIN E NDESHJEVE DHE TABELAT

Njashtu, në këtë përballje do të debutojë edhe selektori i ri i kombëtares Edy Reja, që ka ardhur pas shkarkimit të Christian Panuccit nga detyra, pas startit të kualifikimeve me humbje 0-2 nga Turqia.

Shqipëria ka mbledhë 3 pikë nga 2 ndeshjet e para dhe kjo e radhës ndaj Moldavisë, është njëra nga ato ndeshje ku kuqezinjtë duhet patjetër të arkëtojnë 3 pikë për të vazhduar shpresën për EURO 2020.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani