PAS DËNIMIT
FSHF reagon ndaj ankesës së Partzanit
2 March, 2017 @11:31
Pas dënimit të shqiptuar për Partizanin me 4 ndeshje pa prani të spektatorëve dhe reagimeve nga këta të fundit, FSHF ka arsyetuar Vendimin e Komisionit të Disciplinës sot.
Përmes një njoftimi FSHF ka publikuar tetë raste të vërejtjes për suspendim nga xhirot e ndryshme të Kategorisë Superiore.
“KD jo pak herë ka paralajmëruar dhe njëherësh ka toleruar klubin për sjellje jokorrekte të tifozërisë në stadium,” është thënë ndër të tjera në njoftimin e FSHF-së sot.