MEDIA
Norvegjezi më i saktë në “Adem Jashari” sesa zyrtarët e Kosovës
2 March, 2017 @11:02
Një detaj interesant është bërë i ditur nga Koha Ditore sot lidhur me ardhjen e inspektorit norvegjez të UEFA-së, Trygve Borno.
Inspektori 75 vjeçar ka qenë disa minuta para orës 10:00 para dyerve të stadiumit “Adem Jashari” dje në Mitrovicë.
Derisa zyrtarë të MKRS-së dhe FFK-së kanë arritur disa minuta pas orës 10:00. Takimi ishte lënë në orën 10:00.
Përkundër moshës dhe udhëtimit, Borno ka qenë i përpiktë, derisa zyrtarët kosovarë u vonuan për disa minuta.