DIBRANËT
Korabi vendos për “Loro Boriçin”
2 March, 2017 @10:00
Skuadra e Korabit që nuk e ka të licencuar stadiumin kësaj radhe odiseadën e ka çuar në Shkodër.
Duelin vendas ndaj Tiranës, dibranët kanë vendosur që ta zhvillojnë ndeshjen në “Loro Boriçi”.
Korabi deri tash si vendas ka luajtur thuajse në të gjitha stadiumet e Shqipërisë: “Selman Stërmasi”, “Niko Dovana”, “Elbasan Arena” e “Zeqir Ymeri”.
Ekipi nuk e ka të licenuar stadiumin në Peshkopi nga FSHF.
Dueli zhvillohet të shtunën me fillim në ora 14:00.