SOKOL CIKALLESHI
Lajm i keq nga Cikalleshi
1 March, 2017 @21:22
Ndeshja e sotme e Sokol Cikalleshit në duel ndaj ish skuadrës së tij, Basaksehir, nuk ka kaluar aspak mirë.
Sulmuesi kuqezi që po luan për skuadrën Akhisar, ka luajtur vetëm 9 minuta në këtë ndeshje e sotme, që ishte në kuadër të Kupës së Turqisë.
Cikalleshi u inkuadrua në lojë në minutën 62’ nga banka rezerve, ndërsa vetëm pas 9 minutave pësoi lëndim dhe u detyrua të largohet para kohe.
Se sa është serioz lëndimi i Cikalleshit, pritet të mësohet pas kontrolleve mjekësore.
Kavajasi 26 vjeçar është transferuar në janar te Akhisari pikërisht nga skuadra e Basaksehirit.