TRYGVE BORNO
Nis inspektimi i stadiumit në Mitrovicë
1 March, 2017 @10:25
Në mëngjesin e sotëm në Kosovë ka ateruar inspektori i infrastrukturës pranë UEFA-së, Trygve Borno.
Ish-futbollisti norvegjez, që tashmë është inspektor i njohur për stadiumet, në këto çaste ka arritur në Mitrovicë dhe është duke bërë inspektimet e para të stadiumit olimpik “Adem Jashari”.
Ardhja e norvegjezit Borno (75 vjeç) në Kosovë ka për qëllim që të jep lejen përfundimtare dhe kushtet e detyrueshme që “Adem Jashari” të jetë i gatshëm së paku për ndeshjet kualifikuese të garave europiane, Liga e Kampionëve dhe Europa Ligë, aty ku mëton të shkojë këtë stinor kampioni i Kosovës dhe fituesi i Kupës, përkatësisht.
Aktualisht në stadiumin “Adem Jashari” ndeshet si vendas i zhvillon Trepça, ndërsa këtu Kosova luajti ndeshjen e parë pas marrjes së lejes nga FIFA për miqësore, ndaj Haitit.
Komiteti i Sigurisë dhe i Stadiumeve në UEFA, ka për detyrë për të dhënë këshilla për zhvillim dhe implementim për standardet e nevojshme të stadiumit dhe të sigurisë.
Ky Komitet gjithashtu jep rekomandime për Rregulloret e Infrastrukturës së Stadiumeve të UEFA-së dhe Rregulloret e Sigurisë.