TALENTI AGIM ZEKA

Agim Zeka, pasi që u zyrtarizua nga Lille
Agim Zeka debuton te Lille nën vëzhgim të Bielsës
28 February, 2017 @10:27
Në vikendin që posa kaloi, sulmuesi i talentuar, Agim Zeka, ka debutuar për ekipin rezervë të Lille në Francë.
Zeka u fut në ndeshje në minutën e 65-të të saj dhe ishte pjesë në minutat në vazhdim në humbje të ekipit të Lille B ndaj Fleury, 2-1.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se Zeka është vëzhguar nga trajneri që pritet të drejtojë Lille-in në stinorin që vjen, Marcelo Bielsa.
Zeka (18 vjeç, 182 cm, sulmues, sulmues-krahu)ka qenë pjesë e Prishtinës deri në vitin 2016, kur kalon te Skënderbeu në afatin kalimtar dimëror të vitit të kaluar. Ai u bë pjesë e Lille për 300 mijë euro dëmshpërblim në fillim të vitit 2017.