DUELET E XHIROS XIX
Xhiroja e radhës, përsëri derbi në Gjilan
27 February, 2017 @12:45
Pas përfundimit të xhiros së XVIII të Superligës (të parës në pranverë) Trepça’89 arriti ta thellojë epërsinë në krye të klasifikimit.
Ndjekësi i parë sipas klasifikimit është Feronikeli, kampioni aktual, që do të ketë punë të vështirë në xhiron e radhës, XIX.
Feronikeli udhëton në Gjilan për tu ndeshur me Dritën e Ismet Munishit, që së fundi barazoi me Gjilanin përmes golit të ish-sulmuesit të Feronikelit, Përparim Livoreka.
Në duelet tjera takohen (kliko këtu).