VULLNET BASHA
Basha gjen rrugën e golit
26 February, 2017 @21:14
Mesfushori shqiptar, Vullnet Basha, i cili po luan me skuadrën spanjolle të kategorisë së dytë, Murcia, ka shënuar sot golin e tij të parë për këtë stinor.
Basha shënoi golin e parë të ndeshjes ndaj skuadrës Almeria, që përfundoi me rezultat 2-3 në të mirë të skuadrës së tij.
Vullneti, që përndryshe është vëllau i vogël i Migjen Bashës, është transferuar në Murcia në fillim të këtij stinori nga skuadra tjetër spanjolle, Ponferradina.