SHQIP NË BOTË
Ndeshja e Serie A-së me dy kapitenë shqiptar
26 February, 2017 @20:01
Një e veçantë ka ndodhur sot në Serie A, përkatësisht në ndeshjen Chievo - Pescara.
Që të dy skuadrat në fushë kishin nga një futbollist shqiptar, ndërsa që të dy e mbanin edhe shiritin e kapitenit për skuadrat e tyre.
Te Chievo kapiten ishte mesfushori kosovar me nënshtetësi finlandeze, Përparim Hetemaj, derisa te Pescara rolin e kapitenit e luajti futbollisti i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj.
Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Chievos së Hetemajt me rezultat 2-0.