PËRPARIM LIVOREKA
Livoreka: Gol për t’u mbajtur mend
26 February, 2017 @16:05
Njeriu që shpëtoi Dritën nga humbja, Përparim Livoreka, është shprehur të jetë i lumtur me golin e tij të shënuar në debutim për ekipin e tij të ri në Superligë.
“Të debutosh në derbi është privilegj. Ka qenë një gol i veçantë për mua që do ta mbaj në mend. Falenderoj të gjithë që më mundësuan t’i mbroj ngjyrat e Dritës,” ka thënë Livoreka pas ndeshjes për mikrofonin e Supersportit.
Kaçanikasi ka shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes për të barazuar 1-1 dhe për t’ia dhënë një pikë të madhe ekipit të tij në luftë për dalje nga zona e rrezikshme.