PAS NDESHJES
Morina: Kishim edhe lëndime, s’mund të bënim më tepër
26 February, 2017 @15:33
Përveç Ismet Munishit, për media foli edhe Arbnor Morina, kryetrajneri i Gjilanit.
“Kishim 4 lojtarë të sëmurë dhe ishte e vështirë të bënim më tepër. Pranuam gol në fund dhe nuk arritëm ta fitonim takimin.
Ndeshja ishte me tempo të lartë dhe mund të them që jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Ndodhi çka ndodhi, fitorja nuk erdhi, mirëpo duhet të vazhdojmë tutje.” - ishin fjalët e Morinës.