BETIM HAXHIMUSA
Haxhimusa: Ata festojnë barazimin
26 February, 2017 @15:58
Mesfushori i Gjilanit, Betim Haxhimusa, është shprehur i zhgënjyer me epilogun e derbit të Anamoravës pas ndeshjes.
“Shënuam të parët. Krijuam raste për më shumë gola, por ishim të pafat. Ata festojnë barazimin, ndërsa ne u hidhëruam që nuk arritëm fitoren,” ka thënë golashënuesi i golit të epërsisë për Gjilanin sot.
Derbi i madh i Gjilanit përfundoi me barazim, Gjilani 1-1 Drita.