VIDEO
Supergoli i Sadikut, vendos fitoren e Luganos
26 February, 2017 @19:26
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, po vazhdon të tregohet përforcim i qëlluar për skuadrën zvicerane, Lugano.
Sadiku ka qenë vendimtar sot vendimtar në ndeshjen kundër skuadrës St. Gallen, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
25 vjeçari shënoi një supergol në minutën 65’ të ndeshjes.
Përkrah tij, për Luganon luajti edhe mesfushori ofansiv shqiptar që ka nënshtetësi maqedonase, Ezgjan Alioski, derisa në sulmin e St. Gallen luajti Albian Ajeti.