INTER-ROMA
Nainggolan rrëzon Interin
26 February, 2017 @22:38
Roma ka shënuar fitore të madhe sonte në Milano ndaj Interit, duke i mposhtur ata 3-1 si mysafir.
Belgu Radja Nainggolan ka qenë njeriu kryesor i ndeshjes, që me dy gola, ua preu këmbët neroazzurrëve, që mëtonin me fitore t’i ktheheshin pesëshes kryesuese.
Në anën tjetër, Roma me këtë fitore mbetet ndjekësi më serioz i Juventusit lider, pas gabimit të Napolit sot.