ARRIJNË
Përfaqësuesja e femrave në Alanya
Teskti: FFK
27 February, 2017 @11:52
Dje në mëngjes Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave u nisë për në Alanya të Turqisë, ku do të marrë pjesë në “Alanya Cup”, e ku veç Kosovës do të marrin pjesë edhe Kombëtaret e Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë. Kjo garë do të jetë një test i mirë para ndeshjeve para kualifikuese për Kampionatin botëror 2019 që do të mbahet në Francë. Të kujtojmë se Kosova është në grup me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën. Sipas përzgjedhëses së Përfaqësueses Afërditë Fazlija kjo garë dhe këto ndeshje do të thonë shumë.
“Pjesëmarrja në këtë aktivitet është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh mundësinë e zhvillimit të tri ndeshjeve kontrolluese me përfaqësuese cilësore dhe të respektuara në futbollin evropian për femra. Duke qenë të vetëdijshëm se kemi numër të vogël të ndeshjeve të zhvilluara ky aktivitete do të na ndihmojë në komponimin e ekipit tonë, duke ditur se kemi disa vajza të cilat janë pjesë e Përfaqësueses për herë të parë. Do ta kemi mundësinë të shohim karakteristikat individuale si dhe funksionimin kolektiv të ekipit, në mënyrë që të forcojmë radhët apo edhe të mënjanojmë të metat. Po ashtu eveçanta e këtyre ndeshjeve është zhvillimi i tyre në një hark kohor, sikur që do të kemi edhe sfidat në ndeshjet para kualifikuese”, ka theksuar përzgjedhësja, Afërditë Fazlija.
Ekspedita e Përfaqësueses
Futbollistet: Florentina Kolgeci(KFF Hajvalia), Diellza Musa (KFF Mitrovica), Antigona Miftari (KFF Mitrovica), Blerta Kaçiu (KFF Hajvalia), Qendresa Krasniqi (Yverdon), Donjeta Haxha (KFF Mitrovica), Liridona Syla (KFF Hajvalia), Fitore Govori (KFF Kosova(P), Egzona Zeka(Lugano), Besmira Morina (Falkopings KIK -Suedi), Marigona Durguti (Falkopings KIK -SuedI), Feride Kastrati (KFF Llapi), Jehona Ademi (KFF Mitrovica), Qendresa Bajra (KFF Hajvalia), Edona Kryeziu (KFF Hajvalia), Marigona Tahiri (KFF Mitrovica), Blerina Musa (KFF Mitrovica), Valentina Limani (FFC-Frankfurt), Mimoza Islami (KFF Mitrovica), Agnesa Rexha (KFF Mitrovica), Arta Rama (KFF Mitrovica), Kaltrina Biqkaj (KFF Intelektualet), Antigona Behluli(Cyrih), Blerta Shala (Cyrih),
Përzgjedhësja Afërditë Fazlija, nd. trajnerët, Sanije Krasniqi, Veton Çitaku, e Besart Ismajli. Mjeku: Sabit Hajra. Nënkryetari Agim Ademi, anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, administratori i Superligës së femrave Shefshet Thaqi dhe zëdhënësi Fazli Berisha.