LEICESTER - LIVERPOOL
Ranieri largohet, fitorja vjen!
27 February, 2017 @22:53
Në takimin e parë pa legjendarin Claudio Ranieri, Leicesteri ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe të merituar pas një kohe të gjatë në takimin ndaj Liverpoolit në ‘King Power Stadium’.
Liverpooli, i cili në këtë takim erdhi pas pushimit që e kaloi në Spanjë pasi që nuk kishte detyrime as në Europë e as në Kupën e Ligës për dy javë, zhvilloi paraqitje të zbehtë dhe me një Jamie Vardy në formë, kampioni në fuqi e arriti një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Me 2 gola në pjesë të parë dhe me një tjetër në minutën e 60’, Leicesteri krijoi një epërsi solide 3-0, kurse e tëra çfarë Liverpooli bëri ishte një gol i Coutinhos, i cili nuk pati ndikim në epilogun final të takimit.
Gjithashtu, 3 golat e shënuara sonte ishin të parat për Leicesterin në vitin 2017 në Premier League. Në 540 minutat e zhvilluara në Premier League këtë vit, Leicesteri nuk kishte shënuar as edhe një gol.
Duke ditur që United, City e Arsenali kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, gjërat për Liverpoolin mund të komplikohen në vazhdim të sezonit. Në anën tjetër, kjo fitore e largon Leicesterin nga zona e rrezikshme të paktën përkohësisht.
Leicester City vs Liverpool 3-1 All Goals… by YNWAHD