NË MITROVICË

Nis shitja e kartelave sezonale të Trepçës’89
28 February, 2017 @9:57
Skuadra lidere e Superligës, Trepça’89, që po kërkon titullin e parë të kampionit në histori të klubit, ka nisur shitjen e kartelave sezonale për pjesën pranverore të stinorit 2016/17.
Ekipi mitrovicas ka bërë të ditur se për një çmim prej 15 eurosh, që më shumë llogaritet si ndihmë për klubin, adhuruesit mund të shikojnë të gjitha ndeshjet e ekipit lider të Superligës deri në fund të stinorit.