PAS DERBIT TË ANAMORAVËS
Gjilani e Drita në disciplinore për shkak të tifozëve
28 February, 2017 @14:49
Derbi i Anamoravës i zhvilluar të dielën ku Gjilani dhe Drita luajtën baraz 1-1, nuk dha fitues.
Mirëpo, sipas raporteve nga zyrtarët e ndeshjeve dhe inçizimet, të dyja skuadrat janë futur në procedurë disciplinore nga FFK-ja.
Gjilani është futur në discipinore me këtë përshkrim: Ndaj KF “Gjilani” (motiv – fyerje dhe sharje në kor i shikuesve ‘Skifterat’ drejtuar rivalëve ‘Intelektualëve’. Ndezja e flakadanëve në tribuna dhe tymosja e tyre, e cila nuk ka pasur ndikim në zhvillimin e ndeshjes).
Ndërsa Drita me këtë: Ndaj KF “Drita” (motivi – demolomi i hyrjes, derës së stadiumit. Fyerje dhe sharje në kor drejtuar tifozëve rivalë ‘Skifterave”. Hedhje të flakadanëve, mjeteve piroteknike, shisheve PVC, kanaçeve dhe mjeteve tjera në fushë, si pasojë e të cilës ndeshja ndërpritet 6 minuta).
Skuadrat kanë tre ditë afat për ankesë duke nisur nga sot, për të lartëpërmendurat nga FFK-ja.