KOSOVA FEMRAT
Përfaqësuesja e femrave, gati për Poloninë
Raporti dhe deklaratat: FFK
28 February, 2017 @12:00
Në paraditen e sotme futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës mbajtën seancën e dytë stërvitore në kompleksin sportiv të hotel “Gold City”. Atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe punohej me mjaft zell e përkushtim dhe profesionalizëm.
Kjo seancë stërvitore do të i shërbejë ekipit të fermave për tu përgatitur për sprovë e parë që do të zhvillohet nesër kundër Polonisë në orën 15.30 sipas kohës lokale. Pas stërvitjeve morëm disa opinione për qëllimin e kësaj stërvitje si dhe për pritjet e tyre për ndeshjen nesërme.
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Stërvitjet e sotme ka të bëjë me përgatitjet e ekipit me ushtrime për situatat në lojë. Intensiteti ishte më mesatar sepse kemi lojtare që ende nuk janë në nivelin e duhur të përgatitjes fizike. I bëmë disa elemente apo situata të lojës që kryesisht bëhen një ditë para lojës. Mirëpo stërvitja e sotme a shërbeu edhe për të parë sa më mirë lojtaret që për herë të parë janë bashkuar me ekipin. Kryesisht qëllimi i kësaj stërvitje është ushtrimi i situatave në lojë dhe përgatitja për ndeshjen e nesërme.
Valentinë Limani, futbolliste
Grupi na ka pritur mjaft mirë. Klima është e mirë dhe në ekip, ndërsa nesër besoj që do ta kemi edhe fatin në anën tonë dhe të arrijmë sukses. Jemi ekip i ri dhe besoj se do të befasojmë me lojë të mirë.
Marigonë Durguti, futbolliste
Besoj se kemi një atmosferë të mirë dhe në ndeshjen e nesërme do të tregojmë futboll cilësor si dhe do të tregojmë kulturë sportive që Kosova të prezantohet sa më mirë.
Qendresa Krasniqi, futbolliste
Ky është një grumbullim i mirëseardhur. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, nuk është hera e çarë që jam pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe besoj se nesër kemi me dhënë maksimumin për të arritur rezultat të mirë.
Blertë Kaqiu, futbolliste
Jemi duke përgatitur maksimalisht, bashkë me shtabin teknik për të arritur rezultate sa më të mira. Shpresoj se nesër do të jemi të kompozuara mirë kundër Polonisë dhe besojë e shpresojë se do të arrijmë rezultat pozitiv.