PËRFAQËSUESJA E FEMRAVE
Humbje e thellë në ndeshjen e parë
1 March, 2017 @17:44
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të turneut Alanya Cup.
Kosova u përballë me përfaqësuesen e Polonisë, e cila u tregua rivale e fortë duke fituar me rezultat të thellë 5-0.
Te vashat tona në këtë ndeshje u vërejt mospërvoja dhe përgatitja jo e mirë fizike.
Polaket kaluan në epërsi qysh në minutën e gjashtë me golin e futbollistes Winzcos, ndërsa më pas Sikores (26’), Znyrowskes (62’), Gawronska (64’, 90’+2) shënuan për rezultatin përfundimtar.
Përveç humbjes së thellë, një tjetër dëshpërim për përfaqësuesen tonë në këtë ndeshje ishte edhe lëndimi i Liridona Sylës, e cila u zëvendësua detyrimisht në minutën 83’ të ndeshjes.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 3 mars kundër Rumanisë në orën 16:00 sipas kohës lokale.