SHALA dhe MALA
Dy talentë nga Kosova te Hajduku i Splitit
1 March, 2017 @15:17
Dy futbollistë të talentuar nga Kosova tashmë janë pjesë e ekipit të Hajdukut të Splitit, ka bërë të ditur menaxheri i tyre, Ymer Stanovci për Borozani.com sot.
Adenis Shala nga Flamurtari i Prishtinës dhe Esat Mala nga Shkëndija e Tiranës janë pjesë e Hajdukut tashmë.
Foto: Adenis Shala
Shala (mesfushor ofanziv) dhe Mala (sulmues krahu) kanë mbushur të 18-tat dhe tashmë kanë nënshkruar marrëveshjet me ekipin, ku po kontribuon Albin Sahatqija, që nga mediat kroate (sportarena) quhet njeriu i Hajdukut në Kosovë.
Foto: Esat Mala
Shala rrugëtimin e tij me futboll e ka nisur nga Flamurtari i Prishtinës, ndërsa Mala nga Liria e Prizrenit, të cilët pas peripecive të shumta më në fund do të mund të tregojnë veten në kushte normale sportive.
Përndryshe, Shala është pjesë e Kosovës U19. Ndërsa Mala ka luajtur për Shqipërinë U17 dhe Kosovën U19.