DISCIPLINA E FSHFsë
Partizani duhet të rregullojë karriget e Kukësit
1 March, 2017 @14:39
Pas derbit të zhvilluar në Kukës, ku u takuan Kukësi dhe Partizani në xhiron e fundit të Kategorisë Superiore shqiptare, FSHF ka bërë të ditur se skuadra e Partizanit duhet të rregullojë karriget e dëmtuara në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit.
“KF Partizani për shkak të sjelljes së gabuar të tifozërisë së saj në mënyrë të përsëritur, dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë në ndeshjet e radhës. Detyrohet KF Partizani që të zhdëmtojë stolat e thyer në stadiumin Zeqir Ymeri të Kukësit,” shkruan në njoftimin e Komisionit Disciplinor të FSHF-së sot.
Ndeshja debri Kukësi-Partizani përfundoi baraz, pa gola, 0-0.
Kukësi gjithashtu është dënuar në të holla për shkak të sjelljes së tifozërisë së saj, me 100 mijë lekë.