KUPA E MAQEDONISË
Fiton në Shkup, Shkëndija afër finales
1 March, 2017 @15:50
Me rezultat 1-3 është mbyllur dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Maqedonisë mes Vardarit dhe Shkëndijës në Shkup.
Skuadra nga Tetova morri një rezultat fenomenal sot, rezultat i cili e afron shumë me finalen e Kupës, duke ditur që në ndeshjen e kthimit futet me një epërsi të konsiderueshme pas 3 golave të shënuara në terrenin kundërshtar.
Golat e fitores për tetovarët u shënuan nga Ibraimi (2) dhe Hasani, kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Felipe nga pika e bardhë.
Ndeshja e kthimit luhet më 19 prill në Tetovë, kurse në gjysmëfinalen tjetër ndeshen Bregalnica me Pelisterin.