BARCELONA
Përfundon epoka e Enriques
1 March, 2017 @23:14
Trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique, në stinorin e ardhshëm nuk do të jetë në krye të skuadrës.
Në konferencën për shtyp të organizuar sot pas fitores me rezultat 6-1 ndaj Sporting Gijonit, trajneri Enrique e konfirmoi largimin e tij.
Tekniku 46 vjeçar vendimin e tij e bëri të ditur së pari në zhveshtore para lojtarëve të tij, ndërsa më pas edhe në konferencë, duke thënë: “Në stinorin e ardhshëm nuk do të jem trajner i Barcelonës. Ky është një vendim shumë i vështirë, shumë i menduar dhe i matur për mua. Besoj që do t’i mbetem besnik ndaj këtij vendimi.”
Enrique për 3 stinorë sa ka qenë në krye të Barcelonës, ka arritur t’i fitojë 8 tituj deri më tani.