Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAMPURAT FESTOJNË

Fushë Kosova, anëtare e re e Superligës

Foto: FFK

Fushë Kosova, anëtare e re e Superligës


13 May, 2023 @18:30

Edhe zyrtarisht, me pikën e fituar sot në ndeshje ndaj Ramiz Sadikut, Fushë Kosova është bërë anëtare e re e Superligës për edicionin 2023/24. Fushë Kosova ka barazuar 2-2 [Burim Fejzullahu 24, Dukagjin Bllaca 84 - Blend Isufi 27, Blendi Krasniqi 67] për të marrë pikën e nevojshme që edhe matematikisht, një xhiro para fundit të stinorit në Ligën e Parë Grupi B, si fitues i saj i siguron elitën për stinorin tjetër.

TABELA AKTUALE

Ndeshja ka kaluar në festën e paraparë të Pampurave, ndërsa goli i dytë i vendasve erdhi vonë për të vulosur Superligën, pavarësisht rezultatit që bënte Ulpiana ndjekëse në ndeshjen tjetër, që do të duhet të luajë barazh për të kërkuar Superligën.

Fushë Kosova pas 26 xhirosh ka 56 pikë dhe edhe zyrtarisht është ekip Superlige, ndërsa Ramiz Sadiku ka 27 pikë dhe një xhiro para fundit të stinorit është në pozitën e shtatë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë