Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF PARA SPEKTAKLIT

Fushë Kosova feston me fitore ndaj Arbërisë së rënë

Fushë Kosova feston me fitore ndaj Arbërisë së rënë


21 May, 2023 @19:00

Gjithçka dihej një xhiro më parë, ndërsa dueli i sotëm ishte për prestigj. Për këtë, Arbëria pranoi të luante si vendase në Ekrem Grajqevci të Fushë Kosovës, derisa këta të fundit me fitore festuan inkuadrimin në Superligë.

Arbëria ra nga Liga e Parë. Sot luajti hapur, shënoi dy herë, por e pafuqishme ndaj Fushë Kosovës së motivuar që shënonte dhe priste fishkëllimën e fundit të gjyqtarit për të nisur festën e madhe të paralajmëruar.

TABELA PERFUNDIMTARE

Arbëria 2-4 Fushë Kosova [n.n. x2 - Valdrin Kelmendi, Edison Neziri, Valon Pllana, Flamur Gashi].

Për fund, Fushë Kosova e para në Ligën e Parë Grupi B, siguroi Superligën në stinorin tjetër, ndërsa këtë e arriti me 59 pikë nga 27 ndeshje. Vetëm dy herë u mposht gjatë gjithë stinorit. Arbëria, me 19 pikë nuk arriti të mbijetojë, dy stinorë pasi që ishte pjesë e Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë