Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAMPURËT FESTOJNË

Fushë Kosova feston Superligën, hyrja falas

Fushë Kosova feston Superligën, hyrja falas


12 May, 2023 @14:03

Klubi i Fushë Kosovës, ka bërë të ditur sot se dueli i xhiros së parafundit të Ligës së Parë Grupi B, për të gjithë adhuruesit e klubit do të jetë me biletë falas. Kjo, pasi që klubi ka vendosur t’i hap dyert për festën e madhe të rikthimit të ekipit në Superligë.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Fushë Kosova, së cilës i duhet edhe një pikë për rikthim të garantuar në elitë, pret të rikthehet në ndeshjen e nesërme edhe matematikisht në Superligë, ku do të merr pjesë për herë të parë që prej stinorit 2013/14. Pra, ekipi i Pampurëve do të rikthehet pas nëntë vitesh në elitë të futbollit të Kosovës.

Fushe Kosova

Fushë Kosova pret Ramiz Sadikun nesër dhe me një pikë të fituar në këtë ndeshje do të sigurojë edhe teorikisht Superligën. Ekipi i Fushë Kosovës këtë stinor është drejtuar që nga fillimi i saj prej trajnerit Burim Shala, ndërsa ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës ka qenë sulmuesi Rilind Haziraj që ka tundur pandalshëm rrjetat e kundërshtarëve përgjatë stinorit 2022/23 në Ligë të Parë, Grupi B.

DUELET e XHIROS

“Nesër është ditë feste! Nesër klubi hap dyert që nga ora 13:00 dhe në të gjitha hyrjet e stadiumit bileta është FALAS! Presidenti i klubit Bashkim Ismajli, stafi teknik, Burim Shala dhe ekipi i tij mirëpresin të gjithë PAMPURAT që do të na dhurojnë spektakël në tribuna! Do të kemi të ftuar special dhe muzikë për të mbajtur edhe më të elektrizuar atmosferën. Shihemi nesër në 13:00 në shtëpinë e kampionëve,” — ka shkruar Fushë Kosova në njoftim. Dueli nis në ora 15:00 në Ekrem Grajqevci.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë