PAMPURËT PRANË SUPERLIGËS!

Fushë Kosova fiton, e ndajnë 3 pikë nga rikthimi në Superligë!
29 April, 2023 @18:09
Pampurët janë vetëm 3 pikë larg nga sigurimi i Superligës. Ekipi i tyre Fushë Kosova ka arritur të shënojoë sot fitore të pritur ndaj Kikës në Ekrem Grajqevci, derisa festa e madhe ka vazhduar edhe pas ndeshjes, pasi që ekipi mezi pret vulosjen e rikthimit në Superligë. Borozani.com
Ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit Rilind Haziraj që shënoi për epërsinë e vendasve, ndërsa pas kësaj Ardi Hajdini ka vazhduar me gol, për të shkuar në pushim me avantazh dygolësh. Pas kësaj, në pjesë të dytë ka qenë Burim Fejzullahu që i ka dhënë fund të gjitha dilemave për fitues dhe ka vendosur rezultatin përfundimtar, Fushë Kosova 3-0 Kika [Rilind Haziraj 30’, Ardi Hajdini 41’, Burim Fejzullahu 72’], për të sjellë gëzim te ekipi i kryetrajnerit Burim Shala.
Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund të stinorit, Fushë Kosova lidere ka 55 pikë nga 24 lojë, ndërsa ndjekësi i parë i saj Ulpiana ka 49 pikë nga po aq ndeshje. Kika në anën tjetër me 25 pikë në pozitën e shtatë, duket e sigurt, e mbijetuar dhe luan sa për të mbushur numrin e ndeshjeve.