Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDALET LIDERI

Fushë Kosova përsëri ndalet nga Flamurtari

Fushë Kosova përsëri ndalet nga Flamurtari


15 April, 2023 @18:53

Seria e katër ndeshjeve me fitore radhazi e Fushë Kosovës është ndalë nga Flamurtari sot në Ekrem Grajqevci të Fushë Kosovës. Pesë ndeshje para kësaj, Fushë Kosova përsëri kishte barazuar ndaj Flamurtarit në Xhemajl Ibishi. Pas dhe para Flamurtarit, Pampurët kishin rreshtuar 4 fitore!

Sot, edhe pse dukej afër fitores kur gjithçka shkonte në të mirë të saj, ndërsa Rilind Haziraj veçse kishte shënuar për avantazhin e ekipit dhe pas pushimit pritej që të “vritej” loja, ndodhi e kundërta në rezultat.

TABELA AKTUALE

Kuqezinjtë mysafirë arritën të shënojnë dhe të barazojnë rezultatin, për të shkëputur pikë nga lideri i Ligës së Parë Grupi B, me rezultatin përfundimtar Fushë Kosova 1-1 Flamurtari [Rilind Haziraj 43 — n.n. 64’ ].

Sidoqoftë, Fushë Kosova mbyllë xhiron si lider pasi që kishte kapital prej më heret, ndërsa tash ka 49 pikë nga 22 ndeshje, 3 më shumë sesa ndjekësja e parë dhe kryesore, Ulpiana. Flamurtari në anën tjetër është në mes të artë, i pesti në renditje me 36 pikë të tubuara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë