TRANSFER

Fushë Kosova s’ndalet me përforcime
18 January, 2021 @19:08
Pretendentja kryesore për inkuadrim në Ligën e Parë, Fushë Kosova, nuk po ndalet së përforcuari.
Pas zyrtarizimit të dy transfereve të djeshme, Luan Abazi dhe Argëtim Dervodeli, liderja e Ligës së Dytë sot ka kompletuar transferimin edhe të futbollistit Nue Nreca.
Nreca është 19 vjecar dhe së fundi ka luajtur për skuadrën e Rahovecit.
Fushë Kosova pjesën vjeshtore të kampionatit në Ligën e Dytë e mbylli në pozitën e parë me 40 pikë të tubuara, 4 më shumë se ndjekësi më i afërt, Bashkimi i Koretinit.