TRANSFER

Edhe një lojtar i ri te Fushë Kosova
17 January, 2021 @19:47
Liderja e Ligës së Dytë, Fushë Kosova, ka zyrtarizuar përforcimin e dytë brenda ditës.
Pas përforcimit me portierin Luan Abazi, ekipit i është shtuar edhe mesfushori Argëtim Dervodeli.
Dervodeli 25 vjeçar, ka arritur marrëveshje 6 mujore me mundësi të vazhdimit me ekipin e Fushë Kosovës.