Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Llapi barazon në miqësoren e parë në Antalya

Llapi barazon në miqësoren e parë në Antalya


17 January, 2021 @18:37

Skuadra e Llapit sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalya të Turqisë ku po qëndron në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror.

Llapjanët në testin e tyre të parë u ndeshën me skuadrën Tuzlaspor nga Liga e Parë e Turqisë.

Ndeshja përfundoi me barazim 1-1, ndërsa goli i Llapit u shënua nga Muhamet Hyseni, i cili shfrytëzoi me saktësi asistimin e Valmir Veliut në minutën 35’.

Trajneri Tahir Batatina inkuadroi të gjithë futbollistët në këtë ndeshje, përveç Sava Gardasevic, i cili kishte një dëmtim të lehtë dhe Liridon Lecin e Ahmet Halitin, të cilët po ende po i zhvillojnë stërvitjet individualisht.

Formacioni startues i Llapit:
1. Marijan Coric(64. Drilon Ajeti – 81’) – 25. Ardit Peposhi(3. Amir Hossari – 57’), 6. Rilind Gërbeshi(16. Ilir Krasniqi – 46’), 5. Elvis Prençi(15. Lis Behrami – 81’), 8. Benjamin Emini(14. Enis Stublla – 76’) – 17. Arbnor Ramadani (20. Edon Zeqiri – 57’), 23. Kushtrim Shabani(21. Alban Ramadani – 57’), 37. Engjëll Hoti(18. Edon Sadriu – 60’), 10. Valmir Veliu (77. Adonis Aliu – 57’), 22. Kastriot Selmani (19. Gentrit Begolli – 57’) – 11. Muhamet Hyseni(7. Mentor Zhdrella – 46’).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga