Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP në BOTË

Bayerni fiton, Abrashi del me lëndim

Bayerni fiton, Abrashi del me lëndim


17 January, 2021 @17:59

Kampioni aktual i Bundesligës, Bayern Munich, e mposhti Freiburgun me rezultat 2-1.

Golat për Bayernin erdhën nga Robert Lewandowski (7’) dhe Thomas Muller (74’), kurse për Freiburgun shënoi Nils Petersen (62’).

Futbollisti i kombëtare shqiptare, Amir Abrashi, hyri në ndeshje në minutën e pestë të ndeshjes, pasi u lënduar lojtari Baptiste Santamaria. Por Abrashi u lëndua në minutën e 53’ dhe u detyrua ta lë fushën.

Bayern Munich është në krye të tabelës me 36 pikë, kurse Freiburg gjendet në pozitën e tetë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga