Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESUT OZIL TE FENERBAHÇE

Nesër zyrtarizohet

Foto: B/R

Nesër zyrtarizohet


17 January, 2021 @17:52

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është përshendetur me tifozët e klubit, ka ndërruar ngjyrat e logos së profilit të tij në Twitter dhe nesër pritet që të zyrtarizohet si lojtar i ri i Fenerbahçes në Superligën turke.

Ozil, që ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë, pas karrierës së bujshme të tij në Real Madrid e Arsenal, tash do t’i bashkangjitet ekipit turk Fenerbahçe.

“Ai është përshendetur me Arsenalin. Ai do të nënshkruajë nesër me Fenerbahçen,” ka bërë të ditur njohësi i transfereve ndërkombëtare futbollistike, italiani Fabrizio Romano.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League