Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË EMIRATES

Futboll i fuqishëm, Arsenal ndalet nga Newcastle

Pamje nga ndeshja e sontme/ Foto: NUFC/ fb

Futboll i fuqishëm, Arsenal ndalet nga Newcastle


3 January, 2023 @22:48

Pas pesë fitoresh radhazi në Premier Ligë, Arsenal është ndalë në shtëpi të veten nga Newcastle United në një ndeshje të luftuar në secilën pozitë dhe në secilën pjesë të fushës, derisa ekipet u ndanë në fund me barazim, 0-0!

Duele të ashpra, raste konkrete pak, por mundësi për të krijuar shumë, derisa të dyja palët ishin afër fitores me mundësitë që i patën. Arsenali kreu ndeshjen me katër, ndërsa Newcastle me pesë kartona të verdhë, ku krejt në fund Mikel Arteta protestoi ashpër te referi i katërt për një prekje me dorë të mbrojtësit të Newcastleit pas krosimit të shkurtër të Granit Xhakës.

Referi e kaloi rastin, pa dhënë penalltinë që e prisnin londinezët, ndërsa barazimi në fund, tregoi se pse këto dy ekipe kanë më së paku gola të pranuara deri tash në Premier Ligë.

Klikoni X për të larguar reklamën dhe për t’i parë golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Premier League