Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FALIN RROGAT

Futbollistët e Gladbachut falin rrogat për të ndihmuar klubin

Futbollistët e Gladbachut falin rrogat për të ndihmuar klubin


20 March, 2020 @15:13

Futbollistët e ekipit të Bundesligës, Borussia Monchengladbach kanë ofruar pagat e tyre për t’i ndihmuar klubit, ruajtjes së vendeve të punës për punëtorë të shumtë, në kuadër të luftës ndaj pandemisë coronavirus.

Ligat profesionale gjermane janë të pezulluara deri më 2 prill.

Të mërkurën, Federata gjermane ka thënë se nga reprezentacioni senior i meshkujve do të dhurohen 2.5 milionë euro për të ndihmuar krizën në vend.

Sipas Bild-it, Gladbach është ekipi i parë profesional në tërë Gjermaninë që vullnetarisht ka bërë këtë hap, ku lojtarët sakrifikojnë rrogat e tyre bashkë me trajnerin Marco Rose dhe drejtorët tjerë në klub.

Industria e futbollit në Gjermani ka rreth 56 mijë njerëz të punësuar. E pasi që rikthimi i futbollit nuk ka datë të caktuar për shkak të pandemisë, hapat që po mirren vullnetarisht nga futbollistët po konsiderohen si jashtëzakonisht solidare dhe plotësisht të nevojshme për shpëtimin e mijëra të punësuarve anembanë Gjermanisë.

“Lojtarët e dinë shumë mirë se çka po ndodh. Ajo është puna e tyre. Ata kanë menduar dhe janë të informuar mirë. Lojtarët kanë ofruar rrogat ashtu që të mbijetojë klubi pa shkarkuar askë nga detyra prej njerëzve që punojnë për tërë vitin në klub. Qëllimi është që Borussia Monchengladbach të mbijetojë krizën coronavirus. Qëllimi është që e tërë kjo të ndodh pa pasur ndërprerje kontratash të punonjësve. Në javët e ardhshme ose muajt, përkundër që duam të kemi tifozë, duhet të dijmë se ndeshjet duhet të luhen qoftë edhe pa publik, ashtu që shumë klube të mbijetojnë ekonimikisht këtë situatë,” ka thënë Stephan Schippers, drejtori menaxhues i klubit në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga