Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA

Futbollistët e huaj, mund të shkëpusin kontratat me ekipet ruse

Futbollistët e huaj, mund të shkëpusin kontratat me ekipet ruse


8 March, 2022 @0:01

Përmes një njoftimi shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka bërë të ditur se për shkak të invazionit rus në Ukrainë, lojtarët e huaj që luajnë në liga të futbollit të Rusisë, mund të shkëpusin kontratat një-anshëm.

Të gjithë lojtarët e huaj që janë aktivë me kontrata në ligat ruse, do të mund t’i shkëpusin ato, ndërsa do të konsiderohen si lojtarë të lirë deri në 30 qershor 2022.

Ata gjithashtu, nuk do të penalizohen nga FIFA për shkak të ndërprerjes së një-anshme të kontatrës.

Kujtojmë, reprezentuesi i Kosovës Bernard Berisha, luan për ekipin rus Akhmat Grozny qe disa vite, ndërsa është edhe kapiten aty. Bile, të hënën, ai ka luajtur për 77 minuta ndeshjen ndaj Rubin Kazanit si vendas, derisa ushtria ruse në anën tjetër po sulmon vazhdimisht shtetin fqinj, Ukrainën.

Më parë, Federata Ruse e Futbollit ka thënë se do të shkojë në CAS për të deponuar ankesën lidhur me pezullimin e saj nga të gjitha garat ndërkombëtare.

Gjithashtu, Spartak Moska, ekipi i vetëm rus që ende ishte në gara evropiane - është eliminuar nga UEFA, prej garës së Europa Ligës. Ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve e paraparë për tu luajtur në Shën Petersburg, është vendosur të luhet në Paris më 28 maj.


 
Të gjitha lajmet nga International