DAILY MAIL
Futbollistët e Kosovës, triumfojnë konfuzionin e krijuar nga FIFA
Pjesërisht, nga Daily Mail.
6 September, 2016 @0:54
Një pjesë e madhe e lojtarëve të Kosovës, prej të cilëve disa nga ekipi i startues sonte, është dashur të kuptojnë mbrëmë vonë nëse do të kenë të drejtë loje sipas lejeve që i shqyrtonte FIFA.
Kosova debutoi me barazim ndaj Finlandës, ndërsa loja presing e lojtarëve që nga minuta e parë dhe pasimet e shpejta në stadiumin e Turkut, Veritas.
Bernard Berisha regjistroi rastin e parë, ndërsa krah mbrojtësi Leart Paçarada goditi shtyllën, që në fillim të ndeshjes.
Mehmet Hetemaj, finlandez i natyralizuar, me origjinë nga Kosova, që ka luajtur për Finlandën ka thënë: “Ata me të vërtetë e donin fitoren. Ata ishin në fushë për të fituar,” citon Daily Mail.
Ndërsa ndihmës trajneri i Kosovës, Tord Grip, njeriu që ka qenë ndihmës i Sven Goran Erikksonit të famshëm ka thënë për mediat suedeze: “Ndoshta edhe FFK edhe FIFA i kanë përzier gjërat. Nuk i di detajet.”
Këta djem në fund nxorrën barazimin në ndeshjen e parë, debutuese, historike për vendin e tyre, ndaj një Finlande që për të 18-tën herë tenton Kampionatin Botëror.