MEDIA TALK

Foto: FCBallkani/fb
Galatasaray po përgatit ofertë për Baftiun
29 July, 2020 @11:08
Pas 19 golave të shënuara, arritjes në finale të Kupës së Kosovës dhe lojërave të treguara, Blend Baftiu është bërë synim i gjigandit turk, Galatasaray.
Sipas një artikulli të botuar sot në Takvim të Turqisë, Galatasaray do të tentojë të ulet në tavolinë me drejtuesit e Ballkanit për të biseduar për mundësinë e transferimit të Baftiut.
“Galatasaray është duke përgatitur ofertën për të transferuar mesfushorin kosovar të KF Ballkanit, Blend Baftiu,” ka shkruar gazeta në ballinën e sotme të faqes së sportit të saj.
Kujtojmë Baftiu si i ri ka qenë pjesë e Prishtinës, ndërsa një kohë e ka kaluar edhe te Skënderbeu i Korçës. Ai është 22 vjeçar.