Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË RRUGË DREJT TITULLIT

Galatasarayi fiton, ngrit në 8 pikë dallimin me ndjekësin

Galatasarayi fiton, ngrit në 8 pikë dallimin me ndjekësin


16 May, 2023 @21:27

Në përballjen e sotme të Superligës turke, Galatasaray ka shënuar fitore ndaj Istanbulsporit me rezultat 0-2 falë golave të Mauro Icardit, ndërsa me këtë fitore ekipi i drejtuar nga ish-lojtari i tyre dikur, Okan Buruk, skudra lidere e kampionatit turk ka bërë dallimin me ndjekësin e parë Fenerbahçe, 8 pikë.

Fauli për penalltinë e shënuar, në golin e parë të Galatasarayit iu bë Milot Rashicës, të cilën e konvertoi Icardi. Ai më vonë edhe vulosi fatin e takimit, për përfundimtaren Istanbulspor 0-2 Galatasaray [Icardi 45pen., 89].

Mauro Icardi run to score Galatasaray

Galatasarayi lider ka aktualisht 76 pikë nga 32 ndeshje, ndërsa Fenerbahçeja e dyta në renditje ka 68 pikë nga 31 ndeshje. Milot Rashica ka qenë startues në këtë ndeshje ndërsa ka luajtur 69 minuta, derisa te Istanbulspori nga trajneri Fatih Tekke nuk janë shfrytëzuar fare as Valmir Veliu e as Jetmir Topalli, të cilët qëndruan në bankën rezervë përgjatë gjithë ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga International