Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA GAZZETTA

Galliani: Sezoni i ardhshëm përgjatë gjithë vitit 2021

Galliani: Sezoni i ardhshëm përgjatë gjithë vitit 2021


10 April, 2020 @16:34

Shefi ekzekutiv i klubit italian Monza, Adriano Galliani, në një bsiedë me media ka propozuar që stinori 2020/21 të luhet përgjatë gjithë vitit 2021, sikurse që bëhet në Amerikën Latine.

“Për dy vite, bëjeni sikur në Amerikë të Jugut, kampionati përgjatë vitit kalendarik,” ka thënë Galliani, ish drejtues i Milanit.

“Pas kësaj ju mund t’i riktheheni zakoneve të vjetra. E ndoshta në korrik e gusht, kur luani natën, mund të ketë edhe më shumë shikues,” ka shtuar Galliani për La Gazzetta dello Sportin.

Duke ditur që evropiani EURO 2020 do të luhet në verën e ardhshme, Galliani ka thënë që kjo s’do të shkaktojë telashe për kampionatet.

“Thjeshtë, bëni pauzë pak, luani evropianin dhe të gjithë i kthehemi fushave për të vazhduar stinorin,” ka përfunduar ai.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A