Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BBC SPORT

Gary Lineker vazhdon deri më 2025

Gary Lineker vazhdon deri më 2025


15 September, 2020 @16:12

Prezantuesi më i famshëm sportiv në Britaninë e Madhe, Gary Lineker, ka vazhduar kontratën me transmetuesin BBC edhe për 5 vite tjera.

BBC ka bërë të ditur se ish reprezentuesi anglez ka nënshkruar marrëveshjen që ia vazhdon kontratën atij deri në fund të vitit 2025.

“Gary është prezantues i jashtëzakonshëm i futbollit dhe ne jemi tejet të lumtur që kemi arritur marrëveshje për vazhdimin me të edhe për 5 vite tjera,” ka thënë drejtori i BBC Sport, Philip Bernie.

Lineker 59 vjeç është njeriu më i paguar në transmetuesin më të madh britanik duke marrë 1.9 milionë euro pagë vjetore.

Në kontratën e re, për shkak të pandemisë, Lineker ka pranuar zbritje prej 25% në pagën e tij vjetore.

Lineker gjatë karrierës së tij ka luajtur për Leicesterin, Evertonin, Barcelonën, Tottenhamin dhe Nagoyën. Te Anglia ka regjistruar 80 paraqitje.

Ai është prezantues i Match of the Day që prej vitit 1999, ndërsa më parë ka qenë i punësuar në të njëjtin emision, por si analist.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League