ZVICËR
Gashi lider i golashënuesve, Basel në krye
23 November, 2014 @16:08
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkelzen Gashi, me dy gola të shënuara sot në fitoren 3-0 të Baselit, ka rikthyer ekipin e tij në krye të elitës zvicerane të futbollit.
Gashi, ka shënuar në minutën e 17-të dhe të 86-të për të siguruar fitoren, derisa në fund, Breel Embolo, ka përcaktuar rezultatin përfundimtar, 3-0.
Me këtë fitore, Basel ka kërcyer dy pikë mbi Zurichun në krye të tabelës.
Gjithashtu, me këtë dygolësh, Gashi ka kaluar Berat Sadikun në krye të listës së golashënuesve - duke arritur kuotën e nëntë golave të shënuara.