OLIMPICO
Juventusi s’e llogarit Lazion
22 November, 2014 @22:37
Juventus i Max Allegrit ka treguar edhe njëherë që është një cilësi më lartë se skuadrat tjera.
Bardhezinjtë nga Torino kanë arritur të shënojnë fitore komode ndaj Lazios në Olimpico, përkundër se derbi ishte derbi dhe biancocelestët u munduan.
Paul Pogba u tregua si njeri i ndeshjes sonte, duke shënuar dy herë, derisa Carlos Tevez shënoi gjithashtu për të përmbysur krejtësisht shpresat e lacialëve, 0-3.
Me këtë fitore, Juventus del me 3 pikë më shumë mbi Romën në krye të tabelës së Serie A, para ndeshjeve të radhës.
Lorik Cana iu kthye ekipit të tij pas pushimit që e bëri për shkak të kartonit të kuq. Cana luajti 90 minuta për Lazion në këtë humbje ndaj kampionit të Italisë. Derisa Etrit Berisha qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë.
Kjo ka qenë humbja e dytë me radhë për Lazion në Serie A, pas asaj ndaj Empolit.