SULMUESI I KOMBËTARES
Gashi, lojtari i vitit në Zvicër
3 February, 2015 @9:47
Ylli i Baselit, Shkëlzen Gashi, është shpallë mbrëmë lojtari më i mirë i vitit 2014 në Superligën zvicerane.
Sulmuesi që përfundoi stinorin 2013/14 si golashënues më i mirë i kampionatit zviceran duke luajtur për Grasshopersin, ka arritur të marrë më së shumti vota nga kombinimi i trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve - derisa në fund Federata e Zvicrës nxorri fituesit.
Gashi, në stinorin debutues për Baselin, 2014/15 është përsëri në krye të golashënuesve të Superligës zvicerane, me 11 gola të shënuara.