MEDIA
Leci, temë kurdisjesh
Marrë nga: www.Fotbollskanalen.se
3 February, 2015 @8:46
Futbollisti i Hajvalisë, Liridon Leci, kishte luajtur për Kalmarin dhe Landskronan në Suedi, derisa u largua nga futbolli suedez për shkak të dyshimeve për kurdisje ndeshjesh.
Leci ka rënë pre e një tjetër videoje me kamerë të fshehur, ku ka pohuar se njerëzit e tij në Suedi kanë kryer kurdisje ndeshjesh mbi 13 herë dhe nuk janë zënë asnjëherë.
Ai ka treguar se një ndeshje për tu blerë në këtë kampionat shkon deri në 200 mijë euro, pasi që tre persona nga rrjeti marrin nga 50 mijë euro.
Leci në këtë video ka treguar se ka përkrahje nga kreu i FSHF-së për këtë punë që e bën, pasi që Armand Duka i ka dhënë për këtë punë edhe pashaportën shqiptare.
E tërë kjo është zbuluar nga Fotbollskanalen.se ku mund të shikoni edhe videon e inçizimit të fshehur dhe bisedës me Lecin. (artikulli origjinial)