Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SO'TON STOP'S GUNNERS

Gaston ndal Arsenalin

REUTERS/Eddie Keogh

Gaston ndal Arsenalin


1 January, 2013 @20:39

Djelmoshat e Arsene Wengerit nuk ia nisën mirë Vitit të Ri. Ata sot u desht të kënaqen me barazim në ndeshjen ndaj Sothamptonit në stadiumin Shën Maria.

Southampton kaloi në epërsi nëpërmjet dhjetëshes së tyre, Gaston Ramirez (35). Ndërsa urugajasi shënoi edhe në pjesën e dytë, por goli u anulua nga gjyqtari anësor për shkak të pozitës jashtë loje.

Kësaj radhe nuk ndezi asnjëri nga sulmuesit e Arsenalit - të cilët shkatërruan Newcastle-in në xhiron e kaluar.

Ky është barazimi i tretë me radhë i Southamptonit i cili tash gjindet në pozitën e 18-të me 18 pikë sa ka edhe Wigan në pozitën e 17-të. Ndërsa topçinjtë e Londrës mbeten në pozitën e pestë dhe kanë tash 34 pikë. Arsenali është ndalur pas tre fitoreve radhazi.

REZULTATI:

Southampton - Arsenal 1-1 (Gaston 35 - Do Prado ag. 41)


 
Të gjitha lajmet nga